Presidenti ukrainas, Vladimir Zelensky vendosi sanksione të reja kundër ndërmarrjeve ruse të premten.
“Sot sjell një raund tjetër sanksionesh. Me dekretin tim vendosa masa kufizuese për pronat e kompanive ruse në Ukrainë, si dhe pronën e subjekteve ekonomike ukrainase të lidhura me to”, shkroi ai në Telegram.
Në të njëjtën kohë, ai nënvizoi se paketa e sanksioneve përfshin kompani të lidhura me figurën e opozitës ukrainase Viktor Medvedchuk, si dhe individë të tjerë të sanksionuar – “themelues, menaxherë dhe përfitues të kompanive pro-ruse me asete të konsiderueshme në Ukrainë”.
Sipas dekretit të Zelensky, i cili u publikua në faqen zyrtare, sanksionet u vendosën për një mandat dhjetëvjeçar ndaj 212 personave juridikë dhe 37 individëve – shtetas të Federatës Ruse, Ukrainës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Qipros dhe Letonisë.