Zelensky merr zyrtarisht postin e kreut të shtetit

schedule14:59 - 20 Maj, 2019

schedule 14:59 - 20 Maj, 2019

Vendimi i parë i presidentit të ri të Ukrainës Zelensky ka qenë shpërndarja e parlamentit, por pa dhënë një datë për zgjedhjet e reja. Ai gjithashtu u ka lënë vetëm 2 muaj kohë prokurorit të përgjithshëm, ministrit të Mbrojtjes dhe drejtorit të shërbimeve sekrete, që të largohen nga postet e  tyre.

Volodimir Zelensky ka marrë zyrtarisht postin e kreut të shtetit në Ukrainë, dhe vendimi i parë që ka marrë si president është shpërndarja e parlamentit. Në fjalën e tij para Kuvendit presidenti i ri paralajmëroi ndryshime thelbësore në aparatin e shtetit: do të lënë postin e tyre brenda dy muajsh prokurori i Përgjithshëm Juri Lutshenko, ministri i Mbrojtjes dhe drejtori i shërbimeve sekrete.

Zelensky nuk dha asnjë datë për zgjedhje të parakohshme. Në fjalimin e tij të inaugurimit, presidenti theksoi si prioritet dhe një armëpushim real në Donbass. Duke kritikuar qeverinë, kreu i ri i shtetit të Ukrainës ai deklaroi se nuk kuptonte se pse e gjithë ajo që mund të bënte qeveria e vendit ishte të thoshte se nuk mund të bënte asgjë.

“Kjo është e gabuar: mund të merrni një copë letër dhe një stilolaps dhe të lironi postin tuaj për ata që do të mendojnë për brezat e rinj, në vend të zgjedhjeve të ardhshme”, përfundoi fjalimin e tij Zelensky.

Ai më pas u bëri apel deputetëve që të miratonin brenda dy muajsh, një seri ligjesh urgjente, mes të cilave dhe atë kundër korrupsionit si dhe anulimin e imunitetit parlamentar. Rreziku që presidenti të shpërndante parlamentin ishte paralajmëruar që një javë më parë, kur u humb mazhoranca pas largimit nga koalicioni qeverisës i Partisë Popullore: Ukraina evropiane./ABC News Albania 24/7