Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në Downing Street për të folur me ministrat e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Ai u prit nga Keir Starmer, ku dyshja u përqafuan dhe shtrënguan duart përpara se të futeshin brenda.
Takimi i sotëm me Volodymyr Zelenskyy është një “moment shumë i veçantë”, tha Sir Keir Starmer.
“Është një moment shumë i veçantë për ne që të ritheksojmë mbështetjen tonë për ju dhe popullin ukrainas në luftën kundër agresionit rus dhe të kemi këtë mundësi për të konfirmuar përsëri vendosmërinë tonë për të qëndruar me ju, kështu që faleminderit shumë që e pranuat ftesën”, tha Starmer.
Zelenskyy ndërkohë falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për “unitetin” në mbështetjen e saj.
“Faleminderit për ftesën për privilegjin që të jem këtu”, tha ai.
“Faleminderit për këtë unitet. Ne e ndjejmë këtë mbështetje dhe vendimet tuaja të forta. Na ndihmuan të mbrojmë lirinë dhe demokracinë në Ukrainë dhe ndihmuan shumë popullin ukrainas.”
“Unë gjithashtu dua të diskutoj me ju sot edhe vendimet që mund të marrim në këtë luftë për të na ndihmuar”, tha ai.
/abcnews.al