Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë me dije se në një komunikim që ka pasur me autoritetet britanike dhe të Suedisë ka diskutuar sesi mund të Mbrohet Mariupoli.
Zelensky ka theksuar se mënyra më e mirë për të mbrojtur Mariupolin dhe dhjetëra mijëra civilë të bllokuar brenda qytetit të rrethuar është përmes betejës ose diplomacisë.
“Ose partnerët tanë i japin Ukrainës të gjitha armët e rënda të nevojshme, avionët dhe pa ekzagjerim menjëherë, kështu që ne mund të ulim presionin e pushtuesve mbi Mariupol dhe të thyejmë bllokadën. Ose ne e bëjmë këtë përmes negociatave, në të cilat roli i partnerëve tanë duhet të jetë vendimtar”, ka thënë ai. /abcnews.al