Zelensky: Lufta po “zhvendoset” në Rusi. Ata do të mësojnë çfarë do të thotë hakmarrja

schedule09:28 - 25 Gusht, 2024

schedule 09:28 - 25 Gusht, 2024

Lufta po zhvendoset në Rusi, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një fjalim me rastin e 33 vjetorit të pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik, duke vënë në dukje se Moska “do të mësojë se çfarë do të thotë hakmarrje”.

Rusia donte të na “shkatërronte” por lufta “zhvendos”, theksoi Zelensky.

Kievi është “ i befasuar edhe një herë ”, shton presidenti ukrainas. Me pushtimin e saj në shkurt 2022, “Rusia kërkoi vetëm një gjë: të na shkatërronte. Në vend të kësaj, sot ne festojmë 33-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës”, vazhdoi ai.

“Ai që dëshiron të mbjellë të keqen në tokën tonë, do të korrë frytet në territorin e tij. Ky nuk është as parashikim, as mburrje, as hakmarrje e verbër. Bëhet fjalë vetëm për drejtësi”, tha ai.

Të shtunën, Zelensky nënshkroi ligjin që ndalon Kishën Ortodokse të vendit të jetë e lidhur me Patriarkanën e Moskës.

Ligji u miratua të martën nga parlamenti ukrainas dhe ka nxitur një reagim nga Rusia.

Në fjalimin e tij, presidenti ukrainas vlerësoi se ky vendim do të forcojë pavarësinë e vendit të tij.

“Ukrainasit ortodoksë po bëjnë sot një hap drejt çlirimit të tyre nga demonët e Moskës ,” theksoi ai.

Rikujtojmë se Ukraina ka kërkuar të shkëputet nga ndikimi rus që nga viti 2014. Procesi u përshpejtua nga krijimi në vitin 2018 i një kishe ortodokse ukrainase, të pavarur nga Moska.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!