Zelensky: Kufizimet e BE-së për eksportin e drithërave janë të papranueshme

schedule14:44 - 9 Maj, 2023

schedule 14:44 - 9 Maj, 2023

Gjatë fjalimit në konferencën për shtyp së bashku me von der Leyen, Zelensky u tregua shumë kritik ndaj kufizimeve në importin e grurit në BE pas ankesave nga një grup prej pesë vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore.

Ai tha se ndalimi po ndihmon Rusinë.

“Të gjitha kufizimet në eksportet tona janë plotësisht të papranueshme tani. Ato vetëm përforcojnë aftësitë e agresorit. Ne po presim që BE të ndalojë të gjitha kufizimet sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai sipas Agence France-Presse duke i quajtur masat “të rënda, madje edhe mizore” dhe “zhgënjyese” në kohë lufte.

Anëtarët e BE-së të përfshirë, Bullgaria, Rumania, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia janë konfliktuar me Ukrainën në javët e fundit për çështjen e grurit.

Pushtimi i Rusisë vitin e kaluar kufizoi eksportin e grurit ukrainas nëpërmjet Detit të Zi, duke bërë të nevojshme eksportin tokësor nëpërmjet fqinjëve të Ukrainës.

Shtetet anëtare ranë dakord të lejojnë importin e disa produkteve nga Ukraina pa kufizime sasiore dhe pa inspektime doganore dhe zyrtare. Por fermerët në disa nga vendet e BE-së protestuan pas një rënie të çmimeve, duke shkaktuar një sërë kufizimesh dhe ndalimesh për eksportet e ushqimit të Ukrainës si përgjigje.

Brukseli i quajti “të papranueshme” ndalimet e importeve të drithërave dhe ushqimeve të tjera nga Ukraina, ndërkohë që Kievi është në luftë me Rusinë.

Muajin e kaluar Komisioni Europian arriti një marrëveshje me të gjitha palët e interesuara për të siguruar transitin e eksporteve të grurit ukrainas përmes vendeve të BE-së, por me kufizime.

Duke folur së bashku me Zelenskyn, von der Leyen të martën e përshkroi situatën e grurit si “të vështirë”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!