Zelensky: Kostoja njerëzore e betejës për Severodonetsk është e tmerrshme

schedule07:45 - 14 Qershor, 2022

schedule 07:45 - 14 Qershor, 2022

Kostoja njerëzore  e betejës për Severodonetsk, një qytet me rëndësi strategjike në Ukrainën lindore, është i frikshëm, tha të hënën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa forcat ruse kanë zgjeruar kontrollin e tyre ditët e fundit.

“Kostoja njerëzore e kësaj beteje është shumë e lartë për ne. Është thjesht e frikshme”,  tha Zelensky në një fjalim të mbrëmjes drejtuar popullit ukrainas.

“Beteja e Donbasit me siguri do të hyjë në historinë ushtarake si një nga më të ashprat në Evropë”, shtoi ai. “Deri në 100 ushtarë ukrainas vriten dhe 500 plagosen çdo ditë në betejat me ushtrinë ruse, tha të enjten e kaluar ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov.

Zelensky, nga ana e tij, tha më 1 qershor se ushtria e tij po humbte 60 deri në 100 ushtarë në ditë.

“Ne po përballemi me të keqen e fundit”, tha ai mbrëmë. “Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të avancojmë dhe çlirojmë vendin tonë, pasi zonat në jug dhe lindje të pushtuara nga trupat ruse janë përjashtuar nga qytetërimi pasi forcat e Moskës kanë ndërprerë të gjitha komunikimet me botën e jashtme”, tha ai.

Zelensky i bëri thirrje edhe një herë Perëndimit që të furnizojë ushtrinë ukrainase me më shumë armë, në një kohë kur forcat e Moskës kanë pushtuar pjesën më të madhe të Severodonetsk dhe vazhdojnë të godasin artilerinë ukrainase.

Më herët të hënën, guvernatori rajonal i Luhansk i Ukrainës, Sergiy Haidai, tha se 70-80% e qytetit kishte rënë në duart e rusëve dhe se “tre urat” që lidhin Sheverodonyevsk me Lisichansk tani janë shkatërruar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!