“Kompanitë franceze, përfshirë prodhuesin e makinave Renault dhe shitësin me pakicë Auchan, duhet të largohen nga tregu rus”, u tha ligjvënësve francezë të mërkurën presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy.
Në një fjalim përmes lidhjes video në asamblenë kombëtare të Francës, Zelenskiy tha:
Renault, Auchan, Leroy Merlin duhet të pushojnë së qeni sponsorë të makinës ruse të luftës, të ndalojnë financimin e vrasjeve të fëmijëve dhe grave, të përdhunimeve.
Kompanitë franceze duhet të largohen nga tregu rus.