Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i kërkoi parlamentit ukrainas të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme dhe mobilizimin e përgjithshëm edhe për 90 ditë të tjera.
Zelensky fillimisht shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe mobilizimin e përgjithshëm më 24 shkurt 2022, kur Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë dhe që atëherë kjo masë është zgjatur disa here.
Parlamenti ukrainas e ka zgjatur për herë të fundit gjendjen e jashtëzakonshme dhe mobilizimin në nëntor 2023 deri më 14 shkurt 2024 dhe me miratimin e kërkesës së Zelensky, këto dy masa do të zgjateshin më tej deri më 14 maj.
/abcnews.al