Zelensky kërkon të pushojë 2 zyrtarë të lartë, DASH: Po e monitorojmë situatën nga afër

schedule22:33 - 18 Korrik, 2022

schedule 22:33 - 18 Korrik, 2022

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar sot se është i informuar për lajmet se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky planifikon të pezullojë nga puna dy nga zyrtarët e tij të lartë të zbatimit të ligjit.

Lajmin e bëri të ditur të hënën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.

“Ne jemi në dijeni të raporteve dhe do të vazhdojmë të monitorojmë me kujdes situatën. Ne jemi në kontakt të përditshëm me partnerët tanë ukrainas”, tha Price.

Departamenti i Shtetit bën po ashtu të ditur se po vijon të ndajë informacion me partnerët ukrainas “për t’i “ndihmuar ata të ndërtojnë çështjen për llogaridhënie kundër atyre që mund të kenë kryer krime lufte dhe mizori të tjera”, shtoi Price.

Shumica e informacionit që SHBA po ia përcjell Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës në “bazë rutinë” është “informacion me burim të hapur”, shtoi ai.

Gjithashtu, DASH bëri të ditur përmes zëdhënësit se shkëmbimi i inteligjencës me homologët ukrainas do të vijojë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!