Zelensky: Kemi rimarrë kontrollin e 30 vendbanimeve

schedule08:29 - 10 Shtator, 2022

schedule 08:29 - 10 Shtator, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi mbrëmë se forcat e Kievit kishin rimarrë 30 vendbanime të kontrolluara nga rusët në verilindje të vendit, ku Moska po dërgon përforcime.

“Forcat ukrainase çliruan dhe morën kontrollin e 30 vendbanimeve në rajonin e Kharkiv”, i cili kufizohet me Rusinë, tha Zelensky gjatë një fjalimi televiziv.

“Ne do të marrim gradualisht dhe vendet e tjera,” vazhdoi ai. Ai shtoi se luftime të ashpra po zhvillohen në Donbas, siç quhet Ukraina lindore, si dhe në pjesën jugore të vendit.

Përparimi i befasishëm i forcave ukranasve ishte momenti më mbresëlënës i luftës deri më tani, duke qenë se ai u zhvillua në rajonin e Kharkovit në verilindje, qindra kilometra larg Khersonit në jug.

Për muaj të tërë, Moska ka kontrolluar rreth një të pestën e territorit ukrainas në jug dhe në lindje. Rusia forcoi forcat e saj në jug ndërsa Kievi diskutonte planet për të nisur ofensivën në ato zona.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!