Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim gjatë transmetimit televiziv të Golden Globes për të falënderuar aleatët e tij. Zelensky tha se “lufta në Ukrainë nuk ka përfunduar ende, por batica po kthehet dhe tashmë është e qartë se kush do të fitojë”.
“Ka ende beteja dhe lot përpara. Por tani mund t’ju them se kush ishte më i miri vitin e kaluar, ju në botën e lirë, që u bashkuat për të mbështetur popullin ukrainas”, tha Zelensky.
Zelensky kujtoi Golden Globes të fillimit të viteve 1940, para se të përfundonte Lufta e Dytë Botërore.
“Nuk do të ketë luftë të tretë botërore. Nuk është një trilogji,” përfundoi ai.
/abcnews.al