Zelensky: I lumtur që Johnson është ende kryeministër i Britanisë

schedule12:54 - 7 Qershor, 2022

schedule 12:54 - 7 Qershor, 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se ishte “shumë i lumtur” që Boris Johnson fitoi besimin gjatë votimit ditën e djeshme, duke shprehur se kryeministri britanik ishte një “mik i vërtetë i Ukrainës”, sipas The Guardian.

“Boris Johnson është një mik i vërtetë i Ukrainës. Unë e konsideroj atë si aleatin tonë dhe Britaninë e Madhe si një aleat të madh.”

Udhëheqësi ukrainas e përshkroi luftën në vendin e tij kundër pushtimit rus si një “luftë për pavarësinë dhe lirinë e vendit tonë” dhe tha se “ngërçi nuk është një opsion për ne”.

“Ukraina duhet të marrë kontrollin e plotë të të gjithë territorit të saj. Ne kemi humbur tashmë shumë njerëz për tu dorëzuar tani,” tha presidenti ukrainas.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!