Presidenti ukrainas ,Volodymyr Zelensky u bëri thirrje aleatëve që të vendosin sanksione ndaj të ashtuquajturës ‘flotë hije’ të Rusisë që po transporton ilegalisht naftën ruse duke anashkaluar sanksionet.
Këtë deklaratë ai e bëri teksa po komentonte fundosjen e cisternave ruse në Detin e Zi të dielën, duke e quajtur atë një “katastrofë mjedisore”.
“Por ka cisterna ruse edhe më të mëdha dhe më të rrezikshme që kalojnë detet tona. Ndalimi i kësaj flote nuk ka për qëllim vetëm ndërprerjen e financimit të luftës, ka për qëllim mbrojtjen e natyrës”, theksoi ai në X.
Të dielën dy cisterna ruse me naftë u dëmtuan rënë nga stuhia në ngushticën e Kerçit.Cisternat mbanin 9,200 tonë metrikë (62,000 fuçi) produkte nafte./abcnews.al