Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyyi ka bërë thirrje drejtpërdrejt sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres për ndihmë për evakuimin e civilëve nga fabrika e çelikut Azovstal.
Fabrika e çelikut prej ditësh është rrethuar nga forcat ruse dhe pavarësisht nga evakuimi të suksesshëm ditët e fundit, ka ende civilë dhe ushtarë të bllokuar.
“Jetët e njerëzve që mbeten atje janë në rrezik”, tha Zelensky.
“Të gjithë janë të rëndësishëm për ne. Ne kërkojmë ndihmën tuaj për t’i shpëtuar ata.”
/abcnews.al./