Zelensky: Forcat ruse planifikojnë një sulm të ri në Kharkiv

schedule08:13 - 21 Qershor, 2022

schedule 08:13 - 21 Qershor, 2022

 Ushtria ruse po përgatitet për një sulm të ri në rajon dhe qytetin e Kharkiv, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Tani ushtria ruse po përpiqet të mbledhë forca për të sulmuar përsëri Kharkivin. Ne e çokupuam këtë rajon. Dhe ata duan ta bëjnë përsëri, dhe ne e shohim”, tha Zelensky në një fjalim virtual në hapjen e Forumit të Politikave Globale ISPI në Itali.

Ai po fliste në Ditën Botërore të Refugjatëve për kushtet e krijuara nga forcat ruse për të cilat ai tha se zhvendosën rreth 12 milionë ukrainas, nga të cilët gati 5 milionë u detyruan të largoheshin nga vendi. Rusia u tërhoq nga Kharkiv në mes të majit pas javësh bombardimesh të rënda.

“Mykolaiv po bombardohet vazhdimisht, me gati gjysmë milioni banorë. Ata duan të kapin dhe shkatërrojnë plotësisht Slovianskun, kishte 100,000 banorë para luftës”, shtoi Zelensky pasi renditi qytete të tjera të shkatërruara si Mariupol dhe Severodonetsk./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!