Pas fjalimit të Biden në samitin e G7, ka folur edhe presidenti ukrainas, duke falënderuar aleatët për mbrojtjen në luftën kur pushtuesve rusë.
“Populli ynë heroik po ndryshon historinë në mënyrë që ne ta bëjmë vetë luftën. Unë besoj se lufta nuk ka vend në botë. Njerëzimi ka bërë një rrugë shumë të gjatë dhe kemi humbur shumë viktima në konfrontime të përgjakshme.
Ukraina është në mes të një lufte shkatërrimi. Në tokën tonë kanë ardhur pushtuesit,” tha ai.
Zelensky tha se ai ëndërron të rindërtojë të gjitha qytetet që janë në shndërruar në gërmadha të ngjashme me Hiroshimën.
“Ne ëndërrojmë të marrim territoret tona ashtu siç kemi marrë territoret tona veriore të pushtuara nga Rusia, ne duhet të rimarrim territoret tona lindore dhe jugore.
Ne ëndërrojmë paqen pas fitores sonë. Unë jam këtu në Hiroshima që bota të dëgjojë thirrjen e Ukrainës për unitet. Rusia ka shkelur çdo gjë që është e qytetëruar,” tha ai.
Presidenti Zelensky falënderoi qytetin pritës të G7, Hiroshima për çdo flamur ukrainas në rrugë.
Ai tha se kur ka një flamur ukrainas, ka dëshmi se ka besim në liri, besim në jetë dhe “besim në popullin tonë”, përfundoi ai.
/abcnews.al