Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka postuar një mesazh në Telegram duke falenderuar kryeministrin e Polonisë, Mateusz Morawiecki sot në Kiev.
“Polonia ishte pranë nesh edhe para fillimit të luftës në shkallë të gjerë, ishte me ne çdo minutë të këtij viti dhe jam i sigurt se do të jetë me ne deri në fitoren tonë. Fitorja jonë e përbashkët!
Sot, gjatë bisedimeve me kryeministrin e Polonisë Mateusz Morawiecki, diskutuam të gjithë gamën e çështjeve të mbrojtjes. Bisedimet kishin të bënin me armët për Ukrainën, falë të cilave humbja e Rusisë në fushën e betejës do të përshpejtohet dhe sanksionet e reja kundër Rusisë.
Gjithashtu, do të doja të theksoja bashkëpunimin tonë në lidhje me trajtimin dhe rehabilitimin e ushtarëve ukrainas. Jam i sigurt se do të mbetet një kujtim i mirë në historinë e kombeve.
I jam mirënjohës Mateusz Moraëieckit dhe të gjithë vëllezërve tanë polakë që kanë treguar mirëkuptim për situatën dhe nevojat e Ukrainës,” tha ai.
/abcnews.al