Presidenti Volodymyr Zelensky ka emëruar ish-ministrin e industrisë strategjike, Pavlo Riabikin, si ambasadorin e ri të Kievit në Pekin.
Dekreti u postua në faqen e internetit të presidentit.
Vendimi erdhi menjëherë pas bisedës telefonike të presidentit ukrainas me homologun e tij kinez, në atë që vetë Zelensky e cilësoi një bisedë të gjatë dhe kuptimplotë.
Kjo ishte biseda e parë mes dy liderëve që nga fillimi i luftës të Rusisë në Ukrainë.
/abcnews.al