Zelensky: E gjithë bota po kërkon praninë e Rusisë në samitin e ardhshëm të paqes

schedule22:05 - 31 Korrik, 2024

schedule 22:05 - 31 Korrik, 2024

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky siguroi në një intervistë me disa media franceze, se “e gjithë bota, përfshirë Ukrainën, dëshiron që Rusia të marrë pjesë në një samit të ardhshëm të paqes”.

“Shumica e botës sot thotë se Rusia duhet të përfaqësohet në samitin e dytë, përndryshe nuk do të arrijmë rezultate të rëndësishme. Meqenëse e gjithë bota e dëshiron atë në tryezë, ne nuk mund të jemi kundër”, theksoi ai.

Ukraina organizoi një samit të paqes në Ukrainë në Zvicër në qershor me pjesëmarrjen e rreth 90 vendeve, kryesisht aleate.

Rusia u përjashtua dhe si rezultat Kina, një peshë e rëndë diplomatike pranë Moskës, refuzoi të marrë pjesë.

Që tani e tutje, deri në nëntor, Ukraina do të zhvillojë një plan që duhet të shërbejë si bazë për një samit të dytë të ardhshëm, ndërsa presidenti Vladimir Putin e ka vënë kusht për bisedimet që Kievi të braktisë territoret e pushtuara nga ushtria ruse dhe të heqë dorë nga anëtarësimit në NATO, të gjitha kërkesat e papranueshme për ukrainasit dhe Perëndimin.

Moska tha se po pret më shumë detaje për këtë samit për të vendosur mbi pjesëmarrjen e mundshme, ndërsa deklaroi se pushteti i Kievit nuk është një bashkëbisedues legjitim.

Zelensky gjithashtu i bëri thirrje Kinës që ”të ushtrojë presion mbi aleatin e saj rus për t’i dhënë fund luftës së nisur nga Rusia” dhe e cila po e copëton vendin e tij për dy vjet e gjysmë, diçka që Pekini, të paktën publikisht, nuk e ka bërë deri më tani.

“Nëse Kina dëshiron, mund ta detyrojë Rusinë të ndalojë këtë luftë. Kina i përket botës dhe është një shtet me ndikim”, theksoi ai.

“Unë nuk e dua atë si ndërmjetëse, dua që ajo të ushtrojë presion mbi Rusinë”, këmbënguli presidenti ukrainas.

Sipas Perëndimit, Pekini, duke mbështetur ekonomikisht Rusinë, lejon që makineria industriale ruse të shndërrohet në një ekonomi lufte duke e furnizuar atë me komponentët që Moskës i mungonin për fabrikat e saj të armëve për shkak të sanksioneve perëndimore.

Edhe autoritetet kineze nuk e kanë dënuar asnjëherë pushtimin, ndërsa kanë shpallur mbështetjen e tyre për integritetin territorial të të gjitha vendeve në botë, përfshirë Ukrainën.

Së fundi, Zelenskyj kritikoi edhe një herë ndrojtjen e aleatëve të tij perëndimorë, duke i akuzuar ata se e ndalonin atë të përdorte lirisht armët e dorëzuara për të goditur objektivat ushtarake në territorin rus, nga ku ushtria e Moskës mund të veprojë pa u ndëshkuar për të bombarduar Ukrainën.

”Është një sfidë e madhe që ne nuk mund të përdorim armët (perëndimore)”, përfundoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!