Volodymyr Zelesky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Zelandës së Re, Chris Hipkins.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri në një mesazh në Twitter.
“Zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Zelandës së Re Chris Hipkins. Falenderoi Zelandën e Re për pjesëmarrjen në stërvitjen e ushtrisë sonë. Ne presim rritjen e bashkëpunimit të mëtejshëm për çështjet e mbrojtjes dhe humanitare,” tha Zelensky.
Kryeministri i Zelandës së Re ritheksoi solidaritetin e Zelandës së Re me Ukrainën dhe dënimin tonë të vazhdueshëm të veprimeve skandaloze të Rusisë.
Hipkins do të fluturojë në Mbretërinë e Bashkuar për kurorëzimin e mbretit Charles së shpejti dhe tha se do të vizitonte gjithashtu personelin e Forcave të Mbrojtjes të Zelandës së Re që po trajnojnë trupat ukrainase.
/abcnews.al