Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky: Biden më ka thënë se Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO

schedule18:30 - 18 Dhjetor, 2025

schedule 18:30 - 18 Dhjetor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me aspiratat e vendit të tij për anëtarësim në NATO.

Lideri ukrainas ka zbuluar se ish-presidenti amerikan, Joe Biden i kishte thënë drejtpërdrejt se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e aleancës ushtarake.

Në një prononcim publik, ai tha se e ka ngritur këtë çështje vazhdimisht gjatë takimeve me përfaqësues të lartë amerikanë, por se shpesh është përballur me reagime të ftohta ose buzëqeshje nga disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas tij, ata e kanë konsideruar këmbënguljen e tij si “të ashpër”.

“Nuk e di pse”, u shpreh Zelensky, duke nënvizuar zhgënjimin e tij ndaj qëndrimit të Uashingtonit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!