Zelandë e Re/ Kompania e turizmit shpallet fajtore për vdekjen e 22 personave që vizituan një vullkan

schedule18:13 - 31 Tetor, 2023

schedule 18:13 - 31 Tetor, 2023

Një kompani turistike e Zelandës së Re është shpallur fajtore për dështimin në minimizimin e rrezikut për 22 personat që vdiqën në vullkanin e Ishullit të Bardhë në vitin 2019.

Gjykatësi, për të cilin BBC raporton se quhet Evangelos Thomas, akuzoi kompaninë Whakaari Management Limited, e cila lëshon leje për të vizituar ishullin, për “dështim të sigurisë”.

Kompania përballet me gjoba deri në 1.5 milion NZ $ (rreth 825,000 €).

Avokati i WML argumentoi se kompania ishte thjesht pronare e tokës pa kontroll mbi turnet në ishull dhe mënyrën se si ato kryheshin.

Megjithatë, gjykatësi vendosi se kompania “menaxhon dhe kontrollon” vullkanin dhe nuk përmbushi detyrën e saj për të minimizuar rrezikun, pasi ai është një vullkan aktiv dhe i rrezikshëm.

Vullkani kishte qenë në një gjendje trazirash të shtuara për javë të tëra para shpërthimit. Për më tepër, ai është vullkani më aktiv në Zelandën e Re. Nga viti 2011 e deri më sot, çdo vit regjistrohet ndonjë formë shpërthimi.

Tragjedia e dhjetorit 2019 vrau 22 njerëz (dy trupa nuk u gjetën kurrë) – pothuajse gjysma e atyre që ishin në skenë në atë kohë. Shumica ishin turistë, përfshirë 17 nga Australia dhe tre nga SHBA. 25 persona të tjerë u plagosën, ndërsa shumë prej tyre pësuan djegie të rënda.

Drejtësia e Zelandës së Re akuzoi 13 palë të përfshira në incidentin vdekjeprurës. Kompania WML ishte e fundit që u dënua. Dënimi do të shpallet në shkurt.

Gjashtë nga palët e përfshira e kishin pranuar fajësinë, ndërsa akuzat ndaj gjashtë të tjerëve u hodhën poshtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!