Zelanda e Re, vendi i parë në botë që do të miratojë ligjin për ndryshimet klimatike

schedule11:57 - 14 Prill, 2021

schedule 11:57 - 14 Prill, 2021

Zelanda e Re është vendi i parë në botë që do të miratojë një ligj që detyron firmat e saj financiare të raportojnë mbi efektet e ndryshimit të klimës. Vendi dëshiron të jetë neutral ndaj karbonit deri në 2050 dhe thotë se sektori financiar duhet të luajë rolin e vetë. Bankat, kompanitë e sigurimeve dhe menaxherët e fondeve mund të bëjnë këtë duke ditur efektin mjedisor të investimeve të tyre, tha ministri i Ndryshimeve Klimatike, James Shaw.

Rreth 200 nga kompanitë më të mëdha të vendit dhe disa firma të huaja që kanë pasuri më shumë se 703 milion dollarë, do të hyjnë në legjislacion, informon abcnews.al.

Ligji do të detyrojë firmat financiare të vlerësojnë jo vetëm investimet e tyre, por edhe të vlerësojnë kompanitë për të cilat ju japin hua, në lidhje me ndikimin e tyre në mjedis.

Sapo të miratohet ligji, kompanitë do të duhet të fillojnë të raportojnë mbi ndikimin e ndryshimit të klimës në 2023./e.b-abcnews.al.