Qeveria e re e Zelandës së Re planifikon të heqë ndalimin e duhanit në vend për të financuar uljen e taksave
Legjislacioni, i prezantuar nga qeveria e mëparshme e udhëhequr nga Jacinda Ardern, pretendonte ndalimin e shitjeve të cigareve për vitin e ardhshëm për të gjithë ata që kanë lindur pas 2008.
Duhani është shkaku kryesor i vdekjeve në Zelandën e Re dhe politika kishte për qëllim të ndalonte gjeneratat e reja të pinin duhan. Ndaj qeveria e re do të shfuqizojë ligjin për ndalimin e pirjes së duhanit për brezat e ardhshëm të vendit, për të ndihmuar në uljen e taksave.
Ekspertët e shëndetësisë kritikuan ashpër ndryshimin e papritur. Modelet e shëndetit publik kishin sugjeruar që legjislacioni i qeverisë së mëparshme do të shpëtonte deri në 5000 jetë çdo vit.
Legjislacioni i miratuar vitin e kaluar është njohur ndërkombëtarisht me modele kërkimore që mbështesin reformat kryesore.
Ligjet e Zelandës së Re besohet se kanë frymëzuar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar në shtator për të shpallur ndalimin e pirjes së duhanit për të rinjtë. Një zëdhënës tha se pozicioni i kryeministrit Rishi Sunak mbeti i pandryshuar pas përmbysjes së Zelandës së Re.
/abcnews.al