Zelanda e re përfshihet nga cikloni, njerëzit largohen nga dritaret për të shpëtuar

schedule09:34 - 14 Shkurt, 2023

schedule 09:34 - 14 Shkurt, 2023

Cikloni Gabriel ka goditur Zelandën e Re, duke shkaktuar shkatërrim dhe përmbytje me banorët që po largohen nga dritaret e shtëpive të tyre për të shpëtuar.

Qeveria e Zelandës së Re shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, për herë të tretë në histori pasi cikloni shkatërroi rrugë dhe ura, përmbyti periferitë, la të paktën 225,000 familje pa energji dhe detyroi rreth 2,500 njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Pothuajse një e treta e popullsisë së Zelandës së Re prej 5.1 milionë banorësh jeton në zonat e goditura nga ciklonet, të cilat përfshijnë Auckland. Marcelle Smith, e cila jeton në një shtëpi  në gjirin Parua në bregun lindor të ishullit verior të Zelandës së Re, u largua me dy fëmijët e saj të vegjël n gjatë natës.

“Ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar jetën tone, kjo një garë e njeriut kundër natyrës për momentin”, tha ajo për BBC.

Sipas mediave lokale, disa banorë të Haëke’s Bay u detyruan të largoheshin nga dritaret e dhomës së tyre të gjumit për t’i shpëtuar ujit që kishte përfshirë shtëpitë e tyre pas rritjes së nivelit të ujit.

Të tjerë u ngjitën në çatitë e shtëpive të tyre për siguri. Cikloni Gabriel përfshiu Zelandën e Re vetëm dy javë pasi shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet goditën të njëjtin rajon, duke shkaktuar 4 viktima.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!