Tre persona kanë vdekur në Zelandën e Re si pasojë e ciklonit Gabriel, i cili goditi vendin në fillim të kësaj jave.
Erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm goditën Ishullin e Veriut, ku jeton mbi tre të katërtat e popullsisë së vendit (pra rreth 5 milionë), natën e së hënës deri të martën, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.
Qeveria e kryeministrit Chris Hipkins, i cili e ka përshkruar ciklonin Gabriel si ngjarjen më të keqe të motit “të këtij shekulli”, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare për një javë.
/abcnews.al