Zelanda e Re/ Motori merr flakë gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergjente

schedule16:51 - 17 Qershor, 2024

schedule 16:51 - 17 Qershor, 2024

Një avion “Boeing 737-800” bëri një ulje emergjente në Zelandën e Re pas një zjarri në motor.

Sipas Associated Press, avioni i nisur për në Melburn me 67 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, u ul në Invercargill, Zelanda e Re, pas shpërthimit të zjarrit.

Incidenti mund të ketë ardhur nga një “goditje e shpendëve”, tha shefi operativ i linjës ajrore, Stuart Eggs.

Flakët u vunë re menjëherë pasi avioni u ngrit nga aeroporti i Queenstown.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!