Ministri i Drejtësisë i Zelandës së Re, Andrew Little, ka miratuar një projektligj që synon legalizimin e abortit në vend.
Projektligji i ri do të ndryshojë statusin e abortit nga një çështje kriminale në një çështje shëndetësore, sipas një deklarate nga Little.
Një veprim i tillë do të rrisë ndjeshëm aksesin ndaj aborteve, të cilat aktualisht janë të ligjshme vetëm në Zelandën e Re në rastet e anomalisë së fetusit, incestit ose nëse shëndeti i nënës është në rrezik.
“Aborti duhet të shihet dhe trajtohet si çështje shëndetësore; një grua ka të drejtë të zgjedh atë që ndodh me trupin e saj”, tha Little në deklaratë.
Sipas këtij projektligji, i cili kaloi fazën e parë me 68 vota pro, gratë më pak se 20 javë shtatzënë do të jenë në gjendje të abortojnë pa marrë miratimin paraprak nga një mjek.
Gratë që janë më shumë se 20 javë shtatzënë do të duhet akoma të këshillohen me një mjek, për të pare shëndetin fizik dhe mendor të gruas.
Për më shumë se 40 vite, aborti ishte e vetmja procedurë mjekësore që konsiderohej një krim në Zelandën e Re – përveç abortiit që kryhej në rrethana të jashtëzakonshme./abcnews.al