Zelanda e Re drejt fitores nga Covid-19, del nga spitali pacienti i fundit

schedule07:26 - 30 Maj, 2020

schedule 07:26 - 30 Maj, 2020

Zelanda e Re nuk ka asnjë pacient me koronavirus në spital. Po ashtu në vend nuk është konfirmuar asnjë rast  ri për pesë ditë.

Edhe pacienti i fundit që ishte në spital ka dalë i shëruar plotësisht, ka deklaruar ministria e shëndetësisë. Ky është një sukses i madh që Zelanda ka arritur në luftën kundër koronavirusit.

Zelanda e Re konfirmoi rastin e saj të parë më 26 shkurt, ku filloi edhe bllokimin e saj të plotë më 26 mars.

Suksesi i arritur i vendit ka bërë që brenda disa javëve të hiqet plotësisht bllokimi dhe të rihapen udhëtimet me Australinë.

Tabela zyrtare tregon se në Zelandë ka pasur 1.504 infektuar deri të premten e kaluar dhe numri nuk është rritur. Numri i të vdekurve është 21 dhe nuk është rritur që nga 6 maji.

Momentalisht vetëm 21 persona janë të infektuar nga virusi, por asnjëri prej tyre nuk është i sëmurë rëndë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!