Zelanda e Re do të dërgojë një aeroplan me ndihma humanitare dhe 85 personel në Europë për të ndihmuar Ukrainën, sipas BBC.
Ekipi do të transportojë pajisje dhe furnizime në të gjithë kontinentin, por nuk do të hyjë në Ukrainë, thuhet në një deklaratë të qeverisë.
Duke iu referuar pushtimit rus, kryeministrja Jacinda Ardern tha: “Një sulm i tillë flagrant ndaj sovranitetit të një vendi është një kërcënim për të gjithë ne”.
/abcnews.al