Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë infektohet me Covid, tregon takimin e fundit me Biden

schedule10:01 - 1 Nëntor, 2021

schedule 10:01 - 1 Nëntor, 2021

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, është infektuar me Covid-19.  Psaki tha në një deklaratë se për herë të fundit është takuar me Biden të martën jashtë, ndërsa ishte me maskë, përpara se Presidenti të nisej për në Romë për Samitin e G20.

Psaki është infektuar nga një anëtar i afërt i familjes ndërsa pas 4 testesh negative, tashmë ajo rezulton e infektuar me koronavirus. Zëdhënësja tha se ka përjetuar simptoma të lehta dhe po punon në distancë.

Nuk ka gjasa që Psaki të ketë infektuar Biden me Covid-19, thanë disa mjekë për CNN të dielën, përcjell abcnews.al.

“Bazuar në afatin kohor të testimit negativ të zonjës Psaki për disa ditë pas takimit të saj të fundit me Presidentin Biden (i cili ishte gjithashtu jashtë dhe me maskë, pra me rrezik shumë të ulët në vetvete),” tha Dr. Leana Ëen, analiste mjekësore për CNN. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!