Zëdhënësja e KQZ: Vijon normalisht procesi i votimit, deri në orën 16:00, votuan 38.04 % e qytetarëve

schedule16:19 - 25 Prill, 2021

schedule 16:19 - 25 Prill, 2021

Zëdhënësja e Komisionit qendror të Zgjedhjeve Drilona Hoxha në daljen e sa të radhës për të komentuar mbi zhvillimet më të fundit të procesit të zgjedhjeve në vend është shprehur se deri më tani procesi i votimit përveç disa incidenteve të vogla ka vijuar normalisht.

Ndërkohë ajo ka theksuar se pas bllokimit për një moment të aplikacionit të KQZ përtë dhënat në lidhje me pjasëmarrësit tashmë çdo gjë është nën kontroll.

Ajo ka bërë me dije se deri në orën 16:00 në rang kombëtar në bazë të rezultateve të publikuara nga disa nga qendrat e votimit numri i pjesëmarrësve ka shkuar në 38.04 %.

“Aplikacioni vijon që të jetë funksional dhe tashmë operatorët po japin të dhënat e përgjithshme në lidhje me qendrat e votimit. Në lidhje me pjesëmarrjen në votimi në orën 16:00 është diku tek 38.04 %, vetëm nga 1612 qendra votimi nga 5199 qendra votimi që ka deri më tani”, ka thënë ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!