Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Zëdhënësi i Zaporizhzhia: Luftimet janë ndalur pranë termocentralit dhe nivelet e rrezatimit janë aktualisht normale

schedule04:03 - 4 Mars, 2022

schedule 04:03 - 4 Mars, 2022

Luftimet janë ndalur pranë termocentralit bërthamor në Zaporizhzhia në Ukrainë dhe nivelet e rrezatimit në sfond janë aktualisht normale pasi një zjarr vazhdonte në objekt, tha zëdhënësi i centralit.  Zëdhënësi Andrii Tuz tha se termocentrali nuk ka pësuar ndonjë dëmtim kritik, megjithëse vetëm një njësi e prodhimit të energjisë nga gjashtë është funksionale raporton “CNN”.

Në një postim të mëparshëm në Facebook, Tuz tha se të paktën një njësi gjeneruese e energjisë në centralin bërthamor u godit në luftime. “Shumë pajisje teknike u goditën,” tha ai për “CNN”.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!