Zëdhënësi i qeverisë greke: Presim ulje të rasteve javën e ardhshme! Në dhjetor hapim dyqanet

schedule22:30 - 17 Nëntor, 2020

schedule 22:30 - 17 Nëntor, 2020

Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas  ka deklaruar ditën e sotme se do të pritet se si do të jenë shifrat e të infektuarve me koronavirus përgjatë kësaj jave për të marrë një vendim lidhur me karantinën të cilës i skadon afati me 30 nëntor.

Ai u shpreh se pritet që kjo javë të sjellë stabilizim të shifrave ndërkohë që nga java e ardhshme ka shpresa se do të fillojë një rënie e lehtë. Sipas tij nëse kjo ndodh, qeveria do të bëjë një plan për heqjen e masave kufizuese. Të parat që do të hapen do të jenë pikërisht dyqanet duke qenë se muaji dhjetor përkon edhe me festat e fundvitit.

Petsas deklaroi se në rast se kjo do të sjellë kthim gradual në normalitet me kufizime por jo me bllokim total. Zëdhënësi i qeverisë theksoi shpresat janë te vaksina e cila pritet të mbërrijë në Greqi në fund të vitit 2020./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!