“Kremlini shpreson që presidenti i sapozgjedhur finlandez Alexander Stubb do të ruajë një ekuilibër në marrëdhëniet Moskë-Helsinki pas marrjes së detyrës në mars”.
Kështu u tha gazetarëve zëdhënësi presidencial rus, Dmitry Peskov, shkruan Tass.
“Ne vazhdojmë të shpresojmë se kreu i ri i shtetit, duke pasur mundësinë për të marrë një gamë të plotë informacioni, do të ketë një qëndrim më të ekuilibruar ndaj çështjes së marrëdhënieve ruso-finlandeze”, deklaroi Peskov.
Zëdhënësi i Kremlinit theksoi se Moska e konsideron zgjedhjen e presidentit të ri “një çështje sovrane të popullit finlandez”. “Prandaj, ne mund të respektojmë vetëm zgjedhjen e finlandezëve,” vuri në dukje ai.
Duke komentuar perspektivat për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, Peskov tha: “Ne ende besojmë se ka qenë një periudhë shumë e gjatë kur ne kishim marrëdhënie shumë të zhvilluara partneriteti; ato ishin reciprokisht të dobishme për ekonomitë dhe popujt e të dy vendeve. Ne, besoj se kjo periudhë ishte më e mirë se ajo që u zhvillua në marrëdhëniet tona dypalëshe pa fajin tonë, por me iniciativën e autoriteteve finlandeze”./abcnews.al

