Zëdhënësi i Presidentit turk: Grekët nuk do të jenë të sigurt nëse nuk respektojnë Turqinë

schedule10:18 - 10 Mars, 2021

schedule 10:18 - 10 Mars, 2021

Turqia është e pakënaqur nga aleanca Greko-Egjiptiane. Zëdhënësi i Presidentit turk Erdogan, Omer Çelik në një prononcim për mediat ka deklaruar se së shpejti Greqia do të marrë përgjigje nga Turqia përmes diplomacisë dhe në front.

Mediat greke bëjnë me dije se Çelik është shprehur se Greqia po përpiqet që të krijojë një aleancë kundër Turqisë gjë që ato nuk do ta lejojnë.

Ndërkohë që Egjipti dha leje për kërkimin e hidrokarbureve në Mesdhe, Greqia u shqetësua dhe vazhdoi veprimin e saj kundër Turqisë. Ju e dini që Ministri i Jashtëm grek vizitoi Kajron dhe u takua me Ministrin e Jashtëm Egjiptian. Ky është një veprim që do të shënohet nga ana jonë. Ne gjithashtu vërejmë se Greqia po përpiqet të krijojë një aleancë kundër Turqisë nën emrin Forumi i Miqësisë. Askush të mos dyshojë ne do të përgjigjemi në mënyrën e duhur jo vetëm me diplomaci, por edhe në front ”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka theksuar se Ankaraja po sfidohet përsëri dhe se grekët nuk do të jenë të sigurt nëse nuk respektojnë Turqinë.”

“Greqia po krijon një agresion kundër Turqisë me aleanca taktike. Por grekët duhet ta dinë se asgjë nuk do t’i bëjë ata të ndihen të sigurt dhe të shikojnë të ardhmen me siguri nëse nuk kanë një marrëveshje të drejtë me Turqinë”, është shprehur ai.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!