Zëdhënësi i OKB-së: Lindja e Mesme nuk mund të përballojë luftë në shkallë të plotë

schedule15:14 - 24 Shtator, 2024

schedule 15:14 - 24 Shtator, 2024

Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i ka thënë Al Jazeera-s se “nuk është tepër vonë për t’iu kthyer diplomacisë”, duke iu referuar tensioneve në Lindjen e Mesme.

“Është e qartë se populli i Libanit, populli i Izraelit dhe i rajonit nuk mund të përballojnë një luftë në shkallë të plotë,” tha ai.

Dujarric shtoi se përfaqësuesit e OKB-së ishin në terren për të nxitur për një zgjidhje diplomatike.

Izraeli dhe Hezbollahu – grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – kanë këmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor.

Por, bombardimet e 23 shtatorit në Liban deri më tani shënuan përshkallëzimin më të madh, që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!