Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror Zgjedhor në Kosovë, ka deklaruar se pavarësisht ankesave, nuk ka mungesa të fletëve për votimet e rregullta.
“Nuk ka mungesë të fletëvotimeve. Po flasim vetëm për votimet me kusht”, ka deklaruar ai në emisionin ‘Kosova Voton’ në T7.
“Duhet ta bëjmë një sqarim. Nuk mungojnë fletëvotime në votime të rregullta. Në Fakultetin Filologjik dhe Faik Konicë janë dy qendrat e votimit ku qytetarët kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit.
Çdo qendër votimi ka një qendër votimi me kuti të dyfishtë, ku mund të votojë e gjithë Kosova. Besoj se shumë shpejt do t’u mundësohet e drejta për të votuar me kusht”, deklaroi ai./mv.abcnews.al