Zëdhënësi i BE: S’ka propozim të ri për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës

schedule16:03 - 16 Nëntor, 2022

schedule 16:03 - 16 Nëntor, 2022

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se nuk ka ndonjë propozim të ri për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës.

Stano tha për Tanjug se i vetmi propozim në tryezë është ai që Borrell foli në konferencë për media të hënën.

“Ka një propozim në tryezë që Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, foli në një konferencë shtypu të hënën dhe diskutimet për të janë duke vazhduar. Pra, nuk ka asgjë të re dhe ajo që tha të hënën është ende e rëndësishme”, tha Stano.

Se nuk ka një marrëveshje të arritur në mes Kosovës e Serbisë e tha sot edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili theksoi se janë duke diskutuar për elementet e daljes nga kriza./Klan Kosova/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!