Zëdhënës i PPE: Kodi i ri zgjedhor shkel “5 qershorin”, Rama hodhi hije të errët mbi zgjedhje

schedule15:35 - 5 Tetor, 2020

schedule 15:35 - 5 Tetor, 2020

Zëdhënës i PPE për politikën e Jashtme, deputet në parlamentin Europian, Michael Gahler ka reaguar pas miratimit të Kodit të ri zgjedhor nga mazhoranca.

Gahler në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kodi i ri shkel marrëveshjen e 5 qershorit të negociuar nga BE me opozitën.

Sipas  tij tij me këtë vendim kryeministri Rama ka hedh hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme,  dhe më të mira se të mëparshmet.

LEXO EDHE: Miratohet Kodi Zgjedhor: Të gjitha ndryshimet, nga zgjedhja e deputetëve tek koalicionet

Gjithashtu zyrtari i lartë i BE-së bën thirrje presidentit Meta për kthim të ligjit dhe kryeministrir rama për reflektim në lidhje me këtë çështje pasi rrezikon integrimin evropian të shqiptarëve.

Reagimi i plotë:

Zëdhënës i PPE për politikën e Jashtme, deputet në parlamentin Europian, Michael Gahler ka reaguar pas miratimit të Kodit të ri zgjedhor nga mazhoranca.

Duke votuar sot shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Evropian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme,  dhe më të mira se të mëparshmet.

Me këtë veprim Rama qartësisht pengon integrimin evropian të Shqipërisë. Më saktësisht, shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE.

Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. Ne i bëjmë thirrje Presidentit ti kthejë ligjin e sotëm Parlamentit. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë pozicionin e tij për hir të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar.e.su./abcnews.al

https://www.facebook.com/michael.gahler.77/posts/2720338128220940

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!