Zbuloni materialin që mund ta bëjë të pathyeshëm ekranin e celularit tuaj

schedule09:57 - 12 Janar, 2022

schedule 09:57 - 12 Janar, 2022

Që nga viti 2006, kur Corning, një kompani amerikane e prodhimit të qelqit, zhvilloi Gorilla Glass, në mënyrë që iPhone i parë nga Apple të kishte një ekran rezistent ndaj gërvishtjeve, janë prodhuar shumë lloje të tjera xhamash, shkruan The Economist

Por, sado të mirë të jenë xhamat për mbrojtjen e celularit, njerëzit vazhdojnë t’i thyejnë. Jingwei Hou mendon se ka gjetur një mënyrë për ta parandaluar këtë. Dr Hou dhe kolegët e tij në Universitetin e Queensland, në Australi, janë në mesin e një numri studiuesish që po punojnë në një grup materialesh të quajtura perovskites.

Perovskites, oksidi i kalciumit, është një mineral, i zbuluar në malet Ural në 1839 dhe i emëruar pas Lev Perovski, një minator rus.  Pjesa më e madhe e interesit për këto materiale është sepse ato kombinojnë atomet metalike me klorin, bromin ose jodin që janë gjysmëpërçues.

Kjo i bën ato potencialisht të dobishëm në një shumëllojshmëri të elektronikës. Në veçanti, një veçori premtuese e halogjeneve metalike është se ato mund të përdoren për të prodhuar lloje të reja të qelizave diellore të cilat janë më efikase në konvertimin e dritës së diellit në energji elektrike sesa qelizat me bazë silikoni që përdoren aktualisht, raporton abcnews.al

Megjithatë, ajo që funksionon në një drejtim shpesh do të funksionojë edhe në tjetrin, dhe kështu ka ndodhur me perovskit. Kjo do të thotë se në vend të shndërrimit të dritës së diellit në energji elektrike, këto materiale  mund të veprojnë në të kundërt, duke emetuar dritë në përgjigje të një rryme elektrike.

Prandaj, një grup i perovskites mund të funksionojë si një rrjet LED në një ekran. Për të prodhuar ekrane të tilla, Dr Hou dhe ekipi i tij zhvilluan një mënyrë për të lidhur “nanokristalet” e vogla të perovskitit me një përbërje qelqi sintetik.

Meqenëse këto nanokristale janë jashtëzakonisht të ndjeshme dhe prishen shpejt nëse ekspozohen ndaj lagështirës, duke qenë të lidhur me xhamin kjo do ti mbrojë ato. Gjithashtu parandalon që jonet e plumbit, të rrjedhin nga materiali. Në këtë mënyrë ekranet do të jenë të riciklueshme.

Një studim nga Dr Hou i kryer në bashkëpunim me ekipe nga Britania dhe Franca, i cili u botua së fundmi në Science, nxori në pah se ekranet prej perovskiti  ishin në gjendje të prodhonin imazhe të mprehta dhe të ndritshme. Drita gjithashtu mund të ketë ngjyra të ndryshme duke ndryshuar karakteristikat e nanokristaleve.

Një bonus shtesë ishte se ekranet ishin jashtëzakonisht të forta, për shkak të mënyrës se si nanokristalet lidheshin me xhamin. Kjo ndihmohet nga struktura mekanike e qelqit (e njohur teknikisht si një kornizë imidazolate zeolitike).

Kjo siguron një shkallë fleksibiliteti, duke shmangur kështu thyerjen. Ekranet e perovskitit mund të përdoren jo vetëm për celularë por edhe për produkte duke filluar nga televizorët dhe kompjuterët deri te ndriçimi.

Por nevojiten pesë deri në dhjetë vite  përpara se diçka e tillë të ndodhë. Ndërkohë, është e nevojshme që edhe njerëzit të tregojnë kujdes në mirëmbajtjen e celularëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!