Disa nga arsyet më të shpeshta se përse thonjtë tuaj thyhen vazhdimisht, mund të jenë shenja me të cilat organizmi sinjalizon problemet.
Nëse keni mungesë vitaminash e kryesisht të hekurit, thonjtë do të kenë tendencën të jenë më të butë dhe do të përthyhen shumë shpejt.
Zakonisht ndodh tek personat që janë prekur nga anemia pasi, qelizat e kuqe të gjakut nuk qarkullojnë normalisht dhe trupi nuk merr oksigjenin e duhur. Kjo ndikon edhe rritjen e mirë të thonjve tuaj.
Sipas agroweb.org, mungesa e vitaminës B është një tjetër arsye e cila ndikon rritjen e thonjve tuaj, bashkë me mungesën e proteinave.
Prandaj para se të merrni trajtime për thonjtë tuaj merrni parasysh mungesën e vitaminave në dietën tuaj të përditshme. Mundohuni të konsumoni gjithnjë ushqimet e duhura dhe ato sa më natyralet. l.k/abcnews.al