Zbuloni aplikacionin më të përdorur gjatë pandemisë

schedule13:25 - 6 Maj, 2020

schedule 13:25 - 6 Maj, 2020

TikToku po triumfon mes të lindurve në mijëvjecarin e ri dhe popullariteti i tij po shpërthen, duke lënë pas edhe aplikacione të tjera, si instagram.

Veçanërisht tani, gjatë pandemisë së koronavirusit, TikTok po regjistron gjithnjë e më shumë përdorues e madje edhe yjet e instagramit po i drejtohen atij.

Në kohën kur pothuajse të gjithë e kanë gjetur veten të izoluar brenda mureve të shtëpisë së tij, për shkak të pandemisë, aplikacioni ka ardhur si një mënyrë e mirë për të kaluar kohën.

Vetëm muajt e fundit, qindra e miliona njerëz në të gjithë botën kanë shkarkuar aplikacionin e videove të shkurtra, ndërsa SHBA, Europa dhe shtete të tjera në botë kanë imponuar rregulla strikte për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Për shumë njerëz aplikacioni është bërë një formë argëtimi dhe largimi nga të gjitha lajmet e zymta mbi virusin dhe pasojat e tij në jetë njerëzish dhe ekonomi.

Vetë TikTok, ka ditur ta kapë momentin duke ardhur me hashtagë si “#HappyAtHome,” që ka bërë që shumë përdorues të shtrëngojnë edhe prindërit e tyre të bëjnë video në tiktok. Po ashtu, ai promovon përmbajtje live stream. Dhe nga janari në mars, tiktok është shkarkuar 315 milionë herë, sipas sensor tower, është një sasi që kompania analitike thotë se ia kalon cdo aplikacioni tjetër për një periudhë të ngjashme.

TikTok tani ka në total 2 miliardë shkarkime duke dyfishuar totalin e tij në vetëm 15 muaj. Por, suksesi i filloi me qendër në Pekin, ka qenë i jashtëzakonshëm edhe në Kinë gjatë pandemisë dhe tani kompania shpreson të rritet edhe më shumë në të ardhmen./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!