Tashmë të gjithë e dinë që Zlatan Ibrahimovic do të jetë një nga prezantuesit e festivalit të Sanremos këtë vit. Sulmuesi i Milanit do të jetë një nga shumë të ftuarit në eventin që fillon më 2 mars dhe përfundon katër ditë më vonë.
Mesa duket suedezi nuk do të jetë thjesht një prezantues në Sanremo. Është trajneri i Bolognës, Sinisa Mihajlovic, që zbulon se ata do të performojnë së bashku një këngë. “Dy gjërat që i bëj më pak mirë janë këndimi dhe vallëzimi. Ibra gjithashtu është një këngatar i tmerrshëm, por të paktën do t’i bëjmë njerëzit të qeshin”, deklaron serbi për “Sky Italia”.
Kujtojmë që Ibrahimovic ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Mihajlovic dhe madje para transferimit në Milano përflitej shumë se ai do të zgjidhte Bolognan pikërisht prej tij. Megjithatë, tashmë të gjithë mezi po presim t’i shikojmë në Sanremo dhe pse jo t’i dëgjojmë teksa këndojnë. /abcnews.al