Zbulon malet e Shqipërisë/ Vasil Çekani merret prej 14 vitesh me alpinizëm: Disa male të vështira për t’u ngjitur

schedule20:21 - 16 Mars, 2024

schedule 20:21 - 16 Mars, 2024

Ka eksploruar thuajse të gjitha malet në mbarë vendin tonë.

Vasil Çekani nga Gjirokastra, dikur efektiv i shërbimit zjarrfikës, prej vitit 2010 merret me alpinizëm.

E nisi nga dëshira për të njohur Shqipërinë dhe sot aventurat, sa të bukura e aq të rrezikshme janë bërë pjesë e pandarë e jetës së tij.

Udhëtimet i realizon të gjitha në grup. Thotë së përveç vendasve kërshëri për të zbuluar e njohur natyrën e egër të Shqipërisë kanë edhe të huajt.

“Jemi të trajnuar, edhe profesioni im, kam mbi 10 vite që isha në shërbimin zjarrfikës, më ka bërë që ne të mësonim mënyrat e lidhjeve, hedhjeve me litar dhe të transportit me barrelë, nga vendet me terrenet e thyera.”

Ndjesitë që përjeton gjatë ngjitjeve në male janë të veçanta por nuk kanë munguar as momentet e rrezikshme.

“Në Malin e Murganës, mbi fshatin Sotir, ishte terreni me dëborë, fillon ngjitja nga fshati Sotir. Më pas fillon bredhi, nga bredhi e lart kishte dëborë. Dëbora ishte e ngrirë, në majë kur u ngjitëm, e realizuem me sukses. Në zbrotje, njëri rishtaz shkau në pjesën e ngrirë të akullit dhe dëmtoi këmbën.”

Në jug, për të maja më e vështirë është ajo e Papingut.

“Është nga majat më të larta, 2440 metra mbi nivelin e detit. Kjo është një ngjitje shumë e vështirë.”

Falë përvojës që gëzon sot Vasili, është bërë pjesë e Federatës Shqiptare të Alpinizmit

Shqipëria, thotë Vasili, ka shumë për të zbuluar ndaj këshillon, veçanërisht të rinjtë që ta njohin përmes udhëtimeve e alpinizmit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!