Zbulojnë toksinat e rrezikshme, studiuesit krijojnë qelizat sintetike të kuqe të gjakut që imitojnë ato natyrore

schedule13:18 - 4 Qershor, 2020

schedule 13:18 - 4 Qershor, 2020

Shkencëtarët në Universitetin e New Mexico kanë krijuar qeliza sintetike të kuqe të gjakut që mund të kryejnë funksionet e atyre biologjike.

Testet tek minjtë treguan se qelizat artificiale ishin në gjendje të mbartnin oksigjenin dhe shtrydhnin përmes kapilarëve ashtu si versionet biologjike, por gjithashtu studiuesit zbuluan se ata kishin aftësinë për të mbartur barnat dhe zbuluar toksinat.

Sipas shkencëtarëve, këto funksione iu japin atyre një gamë të gjerë të aplikimeve mjekësore, që mund të hapin rrugë për përmirësime në trajtimin e sëmundjeve si kanceri.

Qelizat artificiale të krijuara me një shtresë të hollë silici, dhe polimere të ngarkuara në to mund të qarkullonin tek minjtë për të paktën 48 orë, duke i kryer të gjitha funksionet me sukses.

Ata ishin në gjendje të qëndronin aktiv për aq kohë sa proteinat në sipërfaqen e tyre siguronin kamuflim kundër qelizave të bardha të gjakut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!