Zbuloi problemet teknike të Hyundai, “spiuni” shpërblehet me 24 milionë dollarë

schedule12:19 - 10 Nëntor, 2021

schedule 12:19 - 10 Nëntor, 2021

Një inxhinier korean  është shpërblyer nga autoritetet amerikane me 24 milionë dollarë për informacionet  që kanë zbuluar një seri gabimesh teknike, si dhe mungesë të transparencës nga gjiganti aziatik, shkruan CNN

Bëhet fjalë për disa probleme në projektimin e motorëve Theta II, që i bënin më të prekshme ndaj prishjeve, deri tek djegia. Sipas inxhinierit, Kim Gwang-ho, drejtuesit teknikë të Hyundai nuk e zgjidhën problemin por e fshehën atë.

Shpërblimi, i dhënë nga rregullatori amerikan i automjeteve, është më i madhi i dhënë ndonjëherë, që mundësohet nga një akt i miratuar posaçërisht nga Kongresi në 2015 për të shpërblyer informatorët në këtë fushë, me qëllim sigurinë e blerësve.

“Jam i kënaqur për shpërblimin që kompenson rrezikun që kam kaluar për të mbrojtur pronarët e atyre mjeteve”, tha inxhinieri.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!