Zbulohet vizita e fshehtë që Princi William i bëri babait të tij, Mbretit Karli III

schedule15:55 - 21 Shkurt, 2024

schedule 15:55 - 21 Shkurt, 2024

Princi William takoi babanë e tij, Mbretin Karli III, në Sandringham fundjavën e kaluar.

Princi i Uellsit, 41 vjeç, dhe gruaja e tij Kate, 42, e cila po rikuperohet nga operacioni abdominal, qëndruan në shtëpinë e tyre në Norfolk, Anmer Hall gjatë pushimeve shkollore me Princin George dhjetë vjeç, Princeshën Charlotte, tetë vjeçe dhe Princin Louis pesë vjeç.

Mbreti Karku III, 75 vjeç, aktualisht po qëndron në Sandringham mes trajtimit të tij të vazhdueshëm të kancerit dhe u pa duke shkuar në kishë të dielën me Mbretëreshën Camilla.

Burime për “Hello!” zbulojnë se Princi William ka diskutuar fillimisht me babanë e tij për deklaratën që bëri të martën për luftën Izrael-Hamas.

Përpara vizitës së tij në selinë e Kryqit të Kuq Britanik në Londër, William tha ndër të tjera: “Jam thellësisht i shqetësuar për koston e tmerrshme njerëzore të konfliktit në Lindjen e Mesme që nga sulmi terrorist nga Hamasi më 7 tetor. Shumë janë vrarë.

Unë, si shumë të tjerë, dëshiroj të shoh përfundimin e luftimeve sa më shpejt të jetë e mundur. Ekziston një nevojë e dëshpëruar për rritjen e mbështetjes humanitare në Gaza. Është e rëndësishme që ndihma të hyjë dhe pengjet të lirohen”.

Lufta ka vrarë të paktën 28,985 palestinezë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Gazës, e drejtuar nga Hamasi. Ekziston frika e re për një përshkallëzim të konfliktit nëse forcat izraelite hyjnë në Rafah, një qytet dhe pikë kryesore e shpërndarjes së ndihmave në Gazën jugore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!