Tensionet për nisjen e një lufte bërthamore sa vijnë dhe shtohen, kjo edhe për faktin se disa zëra flasin se presidenti rus Vladimir Putin pritet të urdhëroj shpërthimin e një bombe mnbi Detin e Zi, për tu treguar kundërshtarëve forcën e tij.
Sipas asaj që shkruan Daily Mail së fundmi spekulimet janë rritur, pasi pretendohet se Putini mund të përgatiste një lloj shfaqjeje bërthamore të forcës, duke përfshirë shpërthimin e parë në ajër të hapur të një arme atomike që nga vitet 1960 – potencialisht mbi Detin e Zi.
Kjo sipas ekspertëve është një mënyrë ku Putin do të tregojë forcën për tu thënë të tjerëve se kjo është ajo që ju pret nëse na sulmoni.
Ndërkohë ditën e sotme Putin ka shpallur gjendjen ushtarake në rajonet e pushtuara të Ukrainës, ndërsa zyrtarët filluan evakuimin e civilëve nga qyteti i Khersonit, me një betejë për kontrollin e bastionit që po afrohet tani.
/Abcnews.al/